Pavarësia e Gjyqësorit/ Europa dhe SHBA-të presion Bukureshtit për legjislacionin

Vendet europiane dhe Uashingtoni zyrtar kanë nënshkruar një deklaratë të rradhë të përbashkët me anë të së cilës I kërkojnë Rumanisë hedhjen poshtë të legjislacionit emergjent që sipas tyre dobëson pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për integritetin e sistemit të drejtësisë në Rumani, i cili është goditur nga modifikime të paparashikueshme të cilat kanë stopuar përpjekjet e Bukureshtit për konsolidimin e proçesit gjyqësor. Ndryshime të tilla të papritura bartin rrezikun e shkeljes së vlerave të përbashkëta” thuhet në letrën e nënshkruar nga ambasadorët e shteteve europiane dhe të SHBA-së të deleguar në Rumani. Kjo kërkesë vjen pasi kreu i Parlamentit Europian Antonio Tajani kishtë sulmuar ashpër Bukureshin pas ndalimit të daljes nga vendi të ish shefes së anti-korrupsionit të Rumanisë Laura Kovesi të cilës i ishte ndaluar largimi nga shteti dhe komunikimet me të gjitha mediat. Brukseli gjithashtu paralajmëroi Rumaninë e cila aktualisht mban presidencën e radhës të bllokut se do të veprojë me shpëjtësi duke nënkuptuar kështu pëngimin e çdo lloj ligji i cili favorizon zyrtarët e lartë të dënuar për korrupsion. Sipas kritikëve nga ndryshimet e reja do të përfitojnë të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë që janë të përfshirë në afera të mëdha korruptive dhe manipulimin e votave.

%d bloggers like this: