Opozita, thirrje për bojkot në zgjedhje!

“Opozita duhet tu bëjë thirrje qytetarëve të mos marrrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. “ Është ky sugjerimi i Ish-ministrit te Drejtësisë, Ylli Manjani në lidhje me procesin elektoral, për të cilin, kryeministri Rama  është angazhuar ta zhvillojë pa pjesëmarrjen e opozites. Sipas Manjanit nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion: Të bëjë thirrje për mospjesmarrje në këto votime”. Ne analizën e Manjanit , suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë. “Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin. Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në axhendën e Shqipërisë. Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës. “Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj”shkruan Manjani .

%d bloggers like this: