Ngjarja në Rinas/ Ja kush janë 4 të ndaluarit dhe roli i tyre në grabitje

4 persona të  dyshuar si të implikuar në grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasin,  ku u morën 10 mln euro, janë ndaluar këtë të hënë nga policia.  Alkond Bengasi, Renaldo Sula, V.O dhe Saimir Çela, janë emrat e personave të cilët dyshohen se kanë qënë pjesë e grabitjes.

Dy prej tyre dyshohet të jenë marrë me modifikimin e mjetit që nuk u arrit të digjej, nga grabitësit e Rinasit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ndërsa dy personat e tjerë V.O nga Fushë Kruja mësohet të ketë ndihmuar grabitësit të largohen nga vendi i ngjarjes me një furgon të dytë. Po ashtu edhe personi i katërt i përfshirë  është nga Fushë Kruja dhe dyshohet të ketë ndihmuar në grabitje.

Burimet bëjnë me dije se g jatë pasdites së djeshme janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës, pas Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë. Mësohet se arrestimet lidhen me servisin ku është kryer modifikimi i furgonit që u përdor gjatë grabitjes. Furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” konsiderohet nga grupi hetimor si një “minierë ari”, pasi autorët aty kanë lënë mjaft prova, nga gjurmët e gishtave, deri të fijet e flokëve. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit po vijojnë aksionin për arrestimin e personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë identifikuar tashmë nga ana e institucioneve ligjzbatuese.

%d bloggers like this: