Negociatat për kufijtë/ Kuvendi nuk ia “lidhë” dot duart Hashim Thaçit

Kuvendi i Kosovës dështoi të miratojë rezolutën që pengon presidentin e Republikës të përfshihet në çështjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në kuadër të dialogut me Serbinë. Deputetët e pranishëm në seancën e së hënës nuk përbënin kuorumin e nevojshëm për miratim të rezolutës duke i lënë kështu dorë të lirë Hashim Thaçit në temën së cilës i është përkushtuar prej më shumë se një viti.

Gjithashtu për mungesë të votave nuk u kalua as propozim-rezoluta lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Sakaq Kuvendi miratoi me 66 vota formimin e komisionit ad hoc të propozuar nga deputeti Bilall Sherifi, për gjykimin e krimeve të luftës nga shteti serb ndaj popullit të Kosovës.

Lini Nje Koment