Gramsh, zbulohet shpella e veçantë, eksploruesit italianë rrëfejnë detajet

Eksploruesit italianë janë rikthyer në Shqipëri për të vizituar shpellën që ndodhet 420 metra nën nivelin e detit në Kabash të rrethit të Gramshit. Qëllimi i kësaj vizite ishte marrja e disa kampioneve nga brendësia e grykës në mënyrë që të analizohen. I gjithë ekplorimi u bë me kujdes të madh, zbathur në mënyrë që të shmangej sa më shumë ndotja e zonave të paprekura.

Ekipi vizitoi disa galeri të ngjashme në Shqipëri dhe në fund u ndal në shpellën e Tabashit që rezulton rreth 2 km e thellë. Ata kanë marrë formacione gipsi të bardha që dëshmojnë se shpella është e formimit hipogjenik, i cili formohet nga prania e ujit sulfurik në kanionin që ndodhet aty pranë.

Në këtë formë ka përfunduar misioni i pestë i eksplorimit të Shpellave në Shqipëri i cili ishte planifikuar të realizohej nga data 1 deri në 8 prill.

%d bloggers like this: