Francezët me produktiv se britanikët, diferenca 1 ditë

Gjatë vitit 2018, britanikët regjistruan produktivitetin me të dobët në 5 vite. Ky fakt thelloi një problem që ka penguar ekonominë që prej krizës financiare.

Prodhimi për orë u rrit me më pak se 0.5%, që është gjysma e normës së 2017-s dhe treguesi më i dobët që prej vitit 2013, sipas të dhënave të zyrës së Statistikave.

Produktiviteti i dobët ka dëmtuar Britaninë për më shumë se 1 dekadë, duke penguar rritjen e pagave dhe kufizuar shpejtësinë e rritjes ekonomike pa gjeneruar inflacion.

“Këto të dhëna reflektojnë një vazhdim të ngërçit të produktivitetit në Britani”, theksoi zyra e Statistikave në Londër (ONS).

Rritja vjetore e produktivitetit ka arritur në një mesatare prej vetëm 0.5% në 9 vitet e fundit, krahasuar me mbi 2% përpara vitit 2008. Ndërkohë që faturat e pagave për firmat po tejkalojnë rritjen e produktivitetit, kostot janë shtuar.

Kostot e punës për njësi u rritën me 2.7% vitin e kaluar, që është norma më e madhe që prej vitit 2009. Banka e Anglisë ka paralajmëruar se kjo do të rrisë inflacionin, ndërkohë që pasiguritë nga Brexit po pengojnë rritjen e normave të interesit.

Britania lë pas vetëm Italinë në grupin e 7 ekonomive më të mëdha në produktivitet.  Punëtorit britanik i duhen 5 ditë pune për të prodhuar atë që një francez e bën për më pak se 4.

%d bloggers like this: