Dita e Gënjeshtrave, çfarë duhet të dini për 1 Prillin?

Dita e Gënjeshtrave, çfarë duhet të dini për 1 Prillin?

Një legjendë tregon se Dita e Gënjeshtrave nisi në Francë më 1564, ku u dekretua se Dita e Vitit të Ri do të zhvendoset në 1 janar.
Pjesë e festës së Ditës së Gënjeshtrave në vende të ndryshme të botës janë edhe media, revistat apo portalet online, të cilat shkruajnë një lajm të rremë në këtë ditë. Sigurisht kjo është e justifikuar si pjesë e festës.

Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndryshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, pas kësaj dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta duke i quajtur “budallenj”.

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini duke e quajtur një lojë bukur pranoi menjëherë që ai të bëhej perandor me vetëm një ditë, pikërisht në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli Ditën e Gënjeshtrave.

Lini Nje Koment