Diksutimet Brexit/ Laburistët propozojnë bashkim doganor me BE-në, qeveria kundër

Kur kanë mbetur edhe katër ditë që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga unioni qeveria britanike shpreson në rifillimin e bisedimeve me laburistët për arritjen e një marrëveshje dhe miratimin e saj në parlament. Disa ministra sugjerojnë që bisedimet të nisin sa më shpejt dhe palët të bëhen gati për një kompromis teksa Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt bëri të ditur se kryeministrja May me vendosmërinë e saj nuk po linte gur pa lëvizur për daljen me një marrëveshje nga Bashkimi Europian përpara zgjedhjeve të 23 majit. Ndërsa zëdhënësi i Laburistëve bëri të ditur se “shkëmbimet” e bisedave kishin vijuar gjatë fundjavës por palët nuk kishin planifikuar bisedime të reja dhe se partia e tij është duke pritur një propozim konkret nga qeveria. Ata gjithashtu shprehen të hapur për çdo diskutim që në qendër ka një bashkim doganor të përhershëm me bllokun çka bie në kundërshtim me qeverinë. Një propozim i ngjashëm dështoi përpara pak kohësh në Dhomën e Përbashkët pasi nuk siguroi shumicën e votave. Por kjo ide ka zemëruar konservatorët pro-brexit shumica e të cilëve më parë preferojnë lënien e unionit pa një marrëveshje. Ndërsa ish sekretari Boris Xhonson përdori sërish gjuhën e ashpër duke e cilësuar një bashkim të mundshëm doganor një dorëzim i cili do ta skllavërojë Britaninë. Bashkimi Europian i ka lënë afat Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e një marrëveshje deri më 12 prill në të kundërt Brexit do të realizohet pa një të tillë edhe pse May kërkoi një shyrje deri më 30 qershor.

%d bloggers like this: