Dhuna te Bregu i Lumit, LSI kallëzim penal për Agim Hoxhën

Dhuna te Bregu i Lumit, LSI kallëzim penal për Agim Hoxhën

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë kallëzim penal ndaj Agim Hoxhës shef i komisariatit numër 4. Kallëzimi u bë në Prokurorinë e Tiranës për dhunën e ushtruar ndaj qytetares që mbronte banesën e saj te Bregu i Lumit.

Ditën e sotme në këtë zonë u shemben 17 shtëpi. Kjo është dita e dytë e aksionit të IKMT. Në ditën e parë në aksionin që mban datën 9 prill u shembën 7 shtëpi. Aksioni pritet të finalizohet për tre ditë, duke shembur kështu 38 banesa.

Këto shtëpi ndodhen në segmetin e fundit të Bulevardit të Ri. Ky segment është i vetmi që nuk është dëmshpërblyer për banesat e tyre dhe nuk është ju është ofruar asnjë ndihmë apo strehim nga Bashkia e Tiranës.

Lini Nje Koment