Brexit në Bruksel/ May takim me ligjvënësit europian përpara samitit të jashtëzakonshëm

Kryeministrja britanike Theresa May pas turit të djeshëm në Gjermani dhe Francë dhe disa orë përpara samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel u është përgjigjur sot pyetjeve të ligjvënësve Europianë të cilët gjatë mbrëmjes do të vendosin për shtyrjen ose jo të Brexit. Udhëheqësit e Bashkimit Europian duhet të vendosin në takimin e nivelit të lartë që nis sonte në orën 18 nëse do të të lejojnë një tjetër vonesë të Brexit  dhe  për sa kohë. Nëse zyrtarët europianë nuk pranojnë një tjetër zgjatje atëherë Britania duhet të largohet nga Unioni me 12 prill pa një marrëveshje. Ndërkohë që kryeministrja May ndodhet sot në Bruksel për të kërkuar shtyrjen e daljes deri më 30 qershor teksa Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk  ka sugjeruar një zgjatje fleksibël që mund të shkojë deri edhe në një vit. Por burime pranë Elize thonë se Macron është i gatshëm të ofrojë një zgjatje të qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në bllok edhe përtej dhjetorit. Nga ana tjetër ke edhe skenarë që thonë se Mbretëria e Bashkuar mund të qëndrojë në union derisa të jetë gati të largohet por pa u përfshirë në emërimet e reja dhe negociatat për buxhetin e ardhshëm, mirëpo të gjitha pikëpyetjet pritet të mësohen në mbrëmje pas Samitit të Jashtëzakonshëm.

%d bloggers like this: