Bomba me telekombandë në Vlorë, kush ishte objektivi?

Mbrëmja e së dielës në lagjen “10 korriku” në Vlorë ishte e denjë për skenare filmash aksion, ku bandat përplasen me njëra-tjetrën. Një bombë u gjend në mes të rrugës dhe fillimisht u cilësua si “një pako e dyshimtë”.

Më pas rezultoi se në fakt bëhej fjalë për një bombë me telekomandë, e cila duket se është shkëputur nga një makinë në ecje për shkak të rrugës me gropa duke ngjallur panik e frikë te banorët, si dhe duke e detyruar policinë të evaukuojë qytetarët në pritje të forcave xheniere nga Tirana.

Bomba ishte planifikuar të komandohej nëpërmjet telefonit dhe aktivizohej me anë të një telefonate. Dyshohet se ajo i ishte vendosur një makine, së cilës për shkak të gropave të rrugës, në ecje e sipër i është shkëputur lënda plasëse. Më tej, forcat xheniere bënë të mundur çaktivizimin e bombës. Pas çaktivizimit rezultoi se brenda bombës ishin 150 gramë lëndë eksplozivi. Shpërthimi i kontrolluar u krye rreth orës 23:00.

Ende nuk ka asnjë informacion se kujt ju vendos kjo bombë me telekomandë, cili ishte objektivi. Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve për të vijuar më tej hetimet.

%d bloggers like this: