Zhvillime të reja në PD/ Basha të enjten në Berlin, takime me zyrtarët e CDU, para protestës

Dizinformimi i qëllimshëm i diplomatëve të huaj dhe shteteve përkrahëse në rrugën e integrimit të Shqipërisë bëri që besimi i ndërkombëtarëve të lideri demokrat Lulzim Basha të lëkundej. Por në fakt qëndrimi i tij mbeti i njëjtë, nuk sulmoi askënd por kërkoi që “të mos i kërkojnë Shqipërisë atë që nuk e duan për vendin e tyre”.

Aleati dhe përkrahësi i besuar i Partisë Demokratike në këtë rrugë ishte CDU gjermane e Merkel. Pikërisht këtë të enjte Basha pritet të udhëtojë drejt Berlinit për të zhvilluar takime dhe bisedime rreth situatës aktuale politike në vend si dhe lidhur me hapat e mëtejshme që do të ndjekë PD.

Takimi vjen menjëherë pas protestës së datës 3 prill, dhe përpara asaj të datës 13 prill, që shënon edhe kulmin e këtij aksioni politik të PD.

%d bloggers like this: