Basha akuza Ramës: PD kundër qeverisë-bandë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e drejtuar nga ai se është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë vota bashkë me krimin.

“Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!”-shkruan ai.

Përmes një postimi në profilin zyrtar, Basha e quan qeverinë “bandë” dhe kryeministrin Rama “kryehajdut”. Lideri i demokratëve nënvizon se Partia Demokratike e ka bërë zgjedhjen për të qenë kundër tyre.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!”, përfundon Basha.

Lini Nje Koment