Vjedhja e votave të 2017, ja çfarë thotë SHBA…

Vjedhja e votave të 2017, ja çfarë thotë SHBA…

Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me situatën në Shqipëri, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili komentoi veçanërisht   pjesën e Raportit të DASH për blerjen e votave në Shqipëri.

‘Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars!’, shkruan Gazmend Bardhi në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së citon edhe një pjesë të raportit të DASH për korrupsionin në Shqipëri.

‘Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion për zyrtarët publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë’.

Lini Nje Koment