Vdes 18-veçari/ Punëtori i padeklaruar, policia fsheh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Kelmend të Malësisë së madhe, ku ka gjetur vdekjen një punëtor 18-vjeçar, është denoncuar si krim i shumëfishtë nga banorët e zonës. Nëpërmjet disa mesazheve drejtuar ish-kryeministrit Berisha, banorët bëjnë me dije se policia lokale dhe pronari i firmës nuk kanë raportuar ngjarjen.

Një 18 vjeçar banor i Malësisë së Madhe ka gjetur vdekjen në punë e sipër në HEC-in e Tamarës në Kelmend. Por siç kanë denoncuar banorët e zonës, ngjarja e rëndë ku humbi jetën Sebastian Bunjaj, nuk është raportuar nga autoritet lokale të policisë dhe as nga pronari i firmës që po ndërton HEC-in. Nëpërmjet dy denoncimeve drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, bëhet e ditur se vdekja e të riut është pasuar me përpjekje të policisë për të manipuluar ngjarjen, pasi viktimës nuk i është bërë as ekspertiza mjeko-ligjore që do të zbulonte shkaqet e vdekjes.

Denoncuesit akuzojnë policinë, firmën e ndërtimit dhe mediet që nuk po zbardhin ngjarjen.

Arsyet që po mbahet e fshehtë ngjarja, sipas tyre kanë të bëjnë me faktin se 18-vjeçari punonte i pasiguruar dhe pa kontratë pune, çka penalizon direkt punëdhënësin. Banorët shprehen se18-vjeçari, punonte si turbinist, e si shumë të tjerë në HEC, shfrytëzohej, pasi punojnë kundrejt një page mujore prej 15 mijë lekësh.

Denoncuesit i kërkojnë ish-Kryeministrit të publikojë rastin, të paktën për të parandaluar të tjera raste humbjesh jete. Siç raportohet në mesazhet e dy banorëve, pronari i firmës që po ndërton HEC-in ku gjeti vdekjen Sebastian Binjaj, është Kol Gjoni, njeriu i Partisë Socialiste në zonë.

%d bloggers like this: