Terror në Vlorë/ Bandat marrin peng kryebashkiakun Dritan Leli…

Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës është marrë peng në zyrën e tij duke i vënë pistoletën në kokë dhe Policia e Shtetit e mban të fshehur ngjarjen.

Ky denoncim u bë nga ish kryeministri i vendit Sali Berisha. Duke ju referuar qytetarit digjital i cili i raporton se kryebashkiaku i Vlorës është në ditët më të këqija.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Narkokryetari i bashkisë, Leli merret peng! Ai është anëtar i bandave kriminale! Lexoni denoncimin e qytetarit digjital. sb
Përshëndetje Doktor Berisha. Vlora është në ditët më të këqija të terrorit. Prej dy javësh policia e Vlorës po mban të fshehur një ngjarje kriminale. Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli është marrë peng në zyrën e tij me pistoletë në kokë nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i dënuar më parë për vrasje) i cili më pas ka kërcënuar edhe tre juristët e bashkisë.

Çështja ka të bëjë me pallatin që ka bërë Beni Nazmies, të cilin Dritan Leli bashkë me vëllain e tij Eduard Leli duan t’ja prishin dhe t’ja japin tokën për pallat Julian Metushit një kapobande tjetër në qytet. Dritan Leli detyron juristët të firmosin dhe ata nuk pranojnë, pasi nga njëra anë ata janë të frikësuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjetër se do humbin vendin e punës. Juristët e bashkisë kanë denoncuar në polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po lëviz dhe pse e mban të fshehur. Leli është bërë pjesë e bandave në qytet duke u dhënë leje për pallate, hotele, tendera etj. Pritet që të ketë prap përplasje me armë në Vlorë. Po jetojmë ditë të vështira. Na ruajt zoti fëmijët. Kemi shumë besim te ju doktor se do ndërhyni si duhet.

%d bloggers like this: