“Stamp-seal” mbi tetëmijëvjeçare e Vashtëmisë

Nga Erget Cenolli

Kështu quheshin disa vula-stampë të gjetur prej arkeologëve në shumë pjesë të Mesdheut, por edhe të Lindjes së Mesme. Me këto stampa, paraardhësit tanë vulosnin enët prej qeramike, bukët, por edhe prodhimet bujqësore, për të përcaktuar “të drejtën e autorit” të këtyre prodhimeve.

Vulat-stampë përgjthësisht janë të periudhës rreth katër mijë vite para Krishtit. Një e tillë stampë është gjetur prej prof. Myzafer Korkutit në zbulimet prehistorike që jaanë bërë te Burimet e Vashtëmisë afro 50-të vite më parë. Këto gjetje sipas metodës së karbonit, janë rreth 6600 vite para Krishtit.

Sipas këtyre të dhënave del se vula-stampë e Vashtëmisë është mbi dy mijë vite më e lashtë se stampat e gjetura në Mesopotami, Egjypt e gjetkë.
(Në foton e mëposhtme është skica e vulës-stampë të Vashtëmisë).

%d bloggers like this: