Shtyu ditën e Verës në 17 Mars/ Vasili: I pashpresi i vodhi Tiranës festën

Shtyu ditën e Verës në 17 Mars/ Vasili: I pashpresi i vodhi Tiranës festën

Pas vendimit për shtyrjen e festimeve për 14 masrit për shkak të motit të keq, ka reaguar ashpër kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.  “I pabesi dhe i pashpresi i vodhi Tiranës festën e verës dhe qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë” shprehet vasili.

“Tirana ka njohur edhe pushtues, edhe ordinerë, edhe të pavlerë, edhe të pashpresë, edhe të pabesë, por të tillë që t’i grabiste edhe festën Tirana s’kishte parë kurrë.

Shiu imagjinar i lagu trutë të pabesit dhe të pashpresit.

Shiu imagjinar ishte thjesht jarga me të cilën i pashpresi dhe i pabesi lëpin qeverinë e drogës dhe të krimineleve.

Një i tillë i pabesë dhe i pashpresë, që shet kryeqytetin dhe vendos t’u vjedhë edhe festat qytetarëve të Tiranës nuk u duhet hiç atyre.

I pabesi dhe i pashpresi i tradhtoi qytetarët e tij dhe nuk ka ahengxhije apo cingije politike e artistike që mund t’i mashtrojë dot ata.

Qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë të pabesin dhe të pashpresin, që guxoi t’u vidhte dhe t’u shiste edhe festat’, shkruan Vasili.

Lini Nje Koment