Shqiptarëve jua kanë fajin të pasurit!

Shqiptarëve jua kanë fajin të pasurit!

Nga Gent Kaprata

Dëgjova një bo.. që po bën doktoraturën në Oksford, a në ndonjë universitet po kaq prestigjioz, që pyetjes se pse shqiptarët i kanë rrogat më të ulëta në rajon, i jepte përgjigje “për fajin e Samir Manes”!
Pra, duke qenë se Mane ishte shumë i pasur paratë i merrte ai dhe nuk e lejonin qeverinë të rriste rrogat!
Kuptoni kush është e ardhmja e Shqipërisë? Ky tipi është intelektuali që duhet të japë zgjidhje shkencore për hallet e shumta të shqiptarëve, duhet ta udhëheqë intelektualisht kombin!

Mund ta shpjegoja me dhjetëra mënyra sesa qesharake është kjo përgjigje e intelektualit, por do zgjedhë mënyrën më të thjeshtë të mundshme.
Ta zemë se të pasurit në Shqipëri, të gjithë sëbashku paskan 1 miliard €! Nuk ka asnjë mundësi, por le të themi se i kanë. Nëse jua marrin të gjitha këto para, përverse të pasurit nuk nuk kanë mundësi të paguajnë më taksat, rrogat, lëndën e parë, etj., etj., Shqipëria mund ta shtyj vetëm për 2.5 muaj, sepse kaq janë shpenzimet e qeverisë. Për një vit, 5 miliard €! Dhe pasi e shtyjmë këto 2.5 muaj me paratë e konfiskuara nga të pasurit, në pune mbeten vetëm administrata publike. Edhe kjo për pak muaj të tjerë, sepse qeveria nuk do ketë më para t’u paguaj rrogat.

Lini Nje Koment