Shqipëria, Kolumbia e Europës/ Media gjermane: Bandat e krimit të lidhura me qeverinë

Shqipëria, Kolumbia e Europës/ Media gjermane: Bandat e krimit të lidhura me qeverinë

Shqipëria lë sërish  impakt negativ tek mediat ndërkombëtare. Televizioni Gjerman ZDF, publikon një reportazh kritik ku pasqyrohet mafia shqiptare dhe aktiviteti i saj në të gjithë Europën.

Në reportazhit thuhet se Shqipëria  ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.

‘Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.

Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.

Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh.

Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.

Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.

‘Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim’, shprehet Zagani gjatë reportazhit.

Në reportazh ka një prononcim dhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha, i cili thotë se mjetet dhe pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë.

Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.

Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.

Lini Nje Koment