Sekretari Britanik: Historia do t’i gjykojë rëndë Britaninë dhe BE-në nëse gabojnë

Teksa data e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian afron përpjekjet për një Brexit me marrëveshje por edhe komentet bëhen më intensive veçanërisht nga pala e Mbretërisë së Bashkuar.  Ka qenë Sekretari I Jashtëm britanik Jeremy Hunt I cili me tone të ashpra sugjeron mirëmenaxhim të situatës si nga Unioni po ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar. “Historia do t’i gjykojë shumë keq të dyja palët nëse ky proces përfundon në mënyrë të gabuar. Ne dëshirojmë të jemi miq të ngushtë me BE-në, që nënkupton gjetjen e një marrëveshjeje në një mënyrë që nuk helmon lidhjet tona në të ardhmen”, deklaroi Hunt për BBC-në. Ai shtoi gjithashtu se qeveria britanike ditët e fundit ka përparuar në paktin për Brexit I cili do të rivotohet javën e ardhshme megjithëse ka akoma për të bërë deri atë ditë. Edhe kryeministrja May prej ditësh po bën përpjekjet e saj të fundit per realizimin e një largimi nga blloku me marrëveshje. Ajo po tenton ndryshimet e nevojshme për vendin që do të jenë të pranueshme nga ligjvënësit britanikë por edhe konform rregullave të Bashkimit Europian përsa I përket shmangies se kontrolleve fizike në kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Vendimi për Brexit ka ardhur përpara thuajse dy vitesh pasi 52% e britanikëve votuan pro daljes së vendit tyre nga Bashkimi Europian kundrejt 48% që votuan pro qëndrimit në bllok.

%d bloggers like this: