Raporti Amerikan/ DASH konfirmon denoncimet e opozitës për vjedhjen e votave

Raporti Amerikan/ DASH konfirmon denoncimet e opozitës për vjedhjen e votave

Raporti i DASH:

“Mediat në Shqipëri nuk janë të lira dhe përdoren nga pronarët e tyre për të ndikuar vendimet e qeverisë në favor të  bizneseve të tyre”. Departamenti amerikan i shtetit ngre shqetesime serioze per për kapjen e medias nga qeveria, biznesi dhe grupet kriminale. Në raportin për vitin 2018 për të drejtat e njeriut, departamenti I shtetit thote se “Ka raportime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale kanë influencuar mediat në mënyra të papërshtatshme”. Pronarët përdorin lirshëm mediat për favore dhe për të promovuar interesat e tyre lidhur me partitë politike.  Shumica e pronarëve të televizioneve private përdorin programet që transmetojnë për për të ndikuar në vendimet e qeverisë lidhur me biznese të tjera të tyret.  Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura dhe gazetarët thuhet se praktikojne vetëcensurim për të mos i shkaktuar probleme pronarëve të tyre që e kane median si mjet për të përfituar ekonomikisht dhe politikisht. Ky fenomen ndodh dhe për faktin se shumica e gazetarëve punojnë pa kontrata dhe janë të pasigurtë për vendin e punës.  Pikërisht këto probleme financiare dhe pasigurie bënë që disa gazetarë të mbështeten më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke vënë në pyetje integritetin e tyre.  Kriza ekonomike dhe modeli jo i mirë i menaxhimit në median shqiptare kanë ndikuar negativisht tek financat dhe cilësia e përmbajtjes në media.  Raporeti i Departamentit te Shtetit , thekson gjithashtu se ka pasur raportime të shumta për dhunë dhe kërcënime ndaj gazetarëve, si dhe presion ndaj tyre për hir të interesave politike dhe ekonomike.  Në prill Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehu shqetësimin se gjatë katër muajve të parë të vitit, 14 gazetarë jane paditur nga gjyqtarë dhe politikanë. Ndërsa në shtator, 12 gazetarë raportohet se kane  kërkuar azil në vendet e BE-së për shkak të kërcënimeve të marra gjatë punes.

Lini Nje Koment