Protestat e PD/ Mblidhet dega 14, grupseksioni Dajt

Protestat e PD/ Mblidhet dega 14, grupseksioni Dajt

Kryesia e Partisë Demokratike, dega 14 Grupseksioni Dajt është mbledhur për të diskutuar për protestën e radhës.

Anëtarësia e Partisë Demokratike është e motivuar për të mbështetur kauzën e PD deri në rrëzimin qeverisë së kriminalizuar të Edi Ramës.

“Çdo ditë që vjen shihet qartë motivimi i strukturave dhe mbështetja e qytetarëve, së bashku do ta arrijmë që t’u japim Shqipëtarëve një qeveri për Shqiptarët.
Qeveritë autokrate duhet të rrëzohen!
Ju ftojmë të protestojmë kundër;
Parlamentit me votat e blera!
Qeverisë kriminale të Ramës!
Kundër mafias dhe narko/shtetit!
Kundër blerjes së votave!”, shkruan Xhemal Gjunkshi i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje.

Lini Nje Koment