Protestat e opozitës/ Strukturat e PD nisin punën në terren

Protestat e opozitës/ Strukturat e PD nisin punën në terren

Menjëherë pas mbledhjes së zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha anëtarët e PD kanë nisur të zhvillojnë takime në të gjitha zonat.

Orjola Pampuri zhvilloi mbledhje me kryesinë e degës numër 3 në Tiranë.

“Edhe pse motivimi i qytetarëve është i madh për t’i qëndruar deri në fund kauzës, për largimin e Edi Ramës, strukturat e Partisë Demokratike, janë aktive për t’i qëndruar krah qytetarëve, e për të mbështetur deri në fund këtë kauze”, u shpreh Pampuri.

Lini Nje Koment