Protesta në Unazën e Re, Balliu: Bashkohuni me 5 mars para parlamentit

Banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë. Në mbështetje të banorëve janë përfaqësues politik të opozitës.

Si në ditën e parë të protestës, edhe sot pa mandatin e deputetit, Klevis Balliu ishte krah banorëve.

Gjatë fjalës së tij Balliu tha se ky projekt po cënon të drejtat e qytetarëve. Ai ju kërkoi atyre të bëhen bashkë më 5 mars.

“Anuloje këtë projekt në të kundërt do të vuash pasojat. Zotëri, në këtë moment ku jemi sot, qytetarët kanë të drejtë të bëjnë atë që kanë në dorë. Se po iu cënohet e drejta e fjalës. Është e vetmja arsye pse Shqipëria nuk shkon në BE. Ndaj, do i bëja thirrje çdo shqiptari të bëhet bashkë më 5 mars.Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë por vetëm kriminelët”, tha Balliu.

%d bloggers like this: