Protesta e opozitës/ Mobilizohet Kavaja, bastioni i së djathtës

Protesta e opozitës/ Mobilizohet Kavaja, bastioni i së djathtës

Ferdinand Saraçi ka mbledhur kryesinë e Spillesë dhe kanë bashkëbiseduar rreth problematikave me të cilat përballen çdo ditë fermerët.

“Duke u përballur çdo ditë me çmimin e lartë të naftës, me taksat e larta, me subvencionet e munguara, me mosfunksionimin e mospastrimin e kanalizimeve, me tregun e munguar, u kanë mbetur dy rrugë, ose të dorëzohen dhe të emigrojnë për një jetë më të mirë ose tē luftojnë fort për të fituar të drejtën e tyre. Duke qenë se ne jemi një komb që nuk dorëzohemi kollaj kemi vendosur të protestojmë deri sa të arrijmë ato të drejta që i takojnë çdo qytetari në çdo vend të botës dhe të bëjmë qeverinë e krimit të dorëzohet”, shkruan Saraçi.

Lini Nje Koment