Platforma për dialog, Haradinaj: Dokumenti garant për moscënimin e territorit

Me miratimin në Kuvend të platformës për dialog, Kosova qartëson pizicionin e saj në raport me Serbinë në procesin e negociatave. Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, ky dokument ndër të tjera garanton mosprekjen e kufijve të 17 shkurtit 2008.

Dokumenti i Paltformës për Dialog me Serbinë është pëmbyllur me firmën e kreut të Parlamentit Kadri Veseli, pasi mori miratimin e Kuvendir një natë më parë.

Platforma përmban cdo temë për të cilën Prishttina zyrtare ka vedosur të shtrojë në tryezën e negociatave me palën tjetër për arritjen e marrëveshjes që synon normalizimin e marrdhënieve me Serbinë.

Thelbi i dokumentit shpreh qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe conform kushtetutës së vendit përjashton mundësinë e cënimit territorial.

Pas votimit në Kuvend, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova e ka marrë seriozisht dialogun, dhe siguroi se kjo platformë përbën garanci të plotë për mosprekjen e kufijve të 17-Shkurtit.

Ndërsa të shtunën  vjen në Prishtinë Zyrtari i lartë amerikan, David Hale i cili sot qëndroi në Beograd në kuadër të një vizite dy ditore në rajon, që synon nxitjen e palëve për të arritur një marrëveshje. Por Hale, i njohur edhe si njeriu i Trump, në një deklaratë që i parapriu vizitës në rajon, paralajmëroi se marrëveshja Kosovë-Serbi, duhet të prodhojë patjetër stabilitet në Ballkan cka nënkupton qëndrimin kundër idesë për korrigjim kufijsh mes dy vendeve.

Ai nuk ka treguar se çfarë do të jetë porosia e zyrtarit të lartë amerikan i cili vie në Kosovë për mundësinë e finalizimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pezullimit të taksës, por sipas Haradinajt, Kosova e ka marrë seriozisht dialogun, sidomos pas miratimit të Platformës së Dialogut.

Zyrtari i lartë amerikan, David Hale nga Beogradi i ka bërë thirrje Kosovës që ta shfuqizojë  taksën e vendosur ndaj mallrave serbe.

Ai gjatë një takimi që pati atje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, gjithashtu ka bërë thirrje për ndaljen e ” provokimeve reciproke dhe vazhdimin e dialogut” ka njoftuar ambasada amerikanë në Beograd  në llogarinë e saj në ‘Twitter’ rreth takimin të Hale me shefin e shtetit serb.

%d bloggers like this: