Ndryshon ora, nga nesër një orë më pak gjumë

Të dielën e fundit të muajit mars ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta përpara. Kjo bën që aktiviteti të nisë një orë më parë duke e kthyer në këtë formë orën verore e cila vijon të qëndrojë deri të dielën e fundit të muajit tetor. Kjo do të thotë se më datë 31 mars 2019, ora 02.00 do të jetë 03.00 e mëngjesit.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

%d bloggers like this: