Ndryshimi i orës/ Parlamenti Europian voton propozimin për heqjen ose jo të ndryshimit të orës

Parlamenti Europian voton sot propozimin për ndalimin e ndryshimit të detyrueshëm të orës. Propozim i cili nëse aprovohet i jep të drejtën çdo shteti anëtar të unionit që deri në vitin 2021 të zgjedhë nëse do të mbajë sistemin aktual të orës së verës apo do të heqë përfundimisht dorë nga ndryshimi dy herë në vit. Votimi vjen thuajse 1 javë para ndryshimit të orës nga kjo dimërore në atë verore. Iniciativë e cila u ndërmor që vitin e kaluar nga Komisioni Europian pas një anketimi publik ku 84% e të anketuarve dëshironin heqjen e ndryshimeve të orës. Pyetjes për këtë ndryshim iu përgjigjen pozitivisht 4.6 milion njerëz, 70% e të cilëve gjermanë. Nryshimi i orës në Bashkimin Europian është i detyrueshëm që nga viti 2001 me qëllim uljen e kostos së energjisë. Por pas 18 vitesh europianët duke u krahasuar me partnerët e tyre tregtarë si Kina, Rusia, Turqia kanë arritur në konkluzionin se diçka e tillë nuk ka treguar efikasitet. Gjithshtu një sërë studimesh dhe konsultash shkencore sugjeruan se ndryshimet e orës kishin pasoja negative në shëndetin e njerëzve. Në nisje të seancës presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker u shpreh se ndryshimi i orës duhet të ndalojë dhe se shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet të vendosin vetë nëse qytetarët e tyre do të jetojnë në verë apo në dimër.

%d bloggers like this: