Ndërtimi i Murit/ Republikanët kundër Trump, Pelosi jo “shkarkimit” të tij

Sot Senati I Shteteve të Bashkuara të Amerikës I dominuar nga republikanët do të votojë rezolutën e cila bllokon vendimin e presidentit Donald Trump për shpalljen e emergjencës kombëtare me qëllim sigurimin e të ardhurave për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Pas diksutimeve dhe mosdakordësive të shumta mes republikanëve dhe demokratëve për ndërtimin e murit Trump shpreson tek fuqia e këtij vendimi për të sigruar të ardhurat që do t’I mundësojnë realizimin e një prej premtimeve të tij për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në shtetet e bashkuara. Por votimi në Senat nga dhoma që kontrollohet nga partia e Trump shihet si një goditje për kreun e shtetit dhe sipas burimeve se paku 15 republikanë janë shprehur se do të votojnë bllokimin e shpalljes së emergjencës. Ky votim vjen pas atij të Dhomës së Përfaqsuesve që dominohet nga demokratët të cilët e kanë kundërshtuar fuqishëm kërkesën e Trump dhe sidomos shpalljen e emergjencës. Por pavarëisht përplasjeve politike për këto çështje demokratja Nancy Pelosi doli kundër nisjes së një procedure për shkarkimin nga posti të presidentit Donald Trump me argumentin se një ndërmarrje e tillë do ta përçante vendin. Sipas Pelosit Trump mund të jetë I papërshtatshëm që të mbajë postin e kreut të shtetit por është fakt që ai është zgjedhur ashtu siç e parashikon e drejta zgjedhore dhe se për ta larguar duhen shkaqe të forta përtej çdo dyshimi. Qëndrimi I numrit tre të shtetit nuk është mirëpritur nga kolegët e saj madje është kritikuar duke I sjellë në vëmendje zyrtarët e afërt të Trump të cilët ose janë të dënuar ose janë nën hetim.

Lini Nje Koment