Vetëm lidhja me zinxhirë u ka mbetur artistëve për të mbrojtur teatrin. Ky do të ishte hapi i fundit, shprehet shkrimitarja Flutra Açka në tryezën pë teatrin që organizoi sot lideri demokrat, Lulzim Basha. Në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.
Ky është paralajmërim për ata që mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve, u shpreh Açka gjatë fjalës së saj. Shkrimtarja kritikoi edhe vendosjen e një tarife të re për librin që, sipas saj, do të shtojë numrin e shqiptarëve që nuk lexojnë.Açka I bëri thirrje dhe Partisë Demokratike që “arti të mos lihet në periferi të politikës”, por t’i jepet vëmendja që meriton.
“Hapi i fundit është të lidhemi me zinxhir, më ftoni dhe do vij të lidhem edhe unë. Nuk është çudi dhe është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin për të shkuar kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka, e cila kritikoi Qeverinë se nuk po i merr parasysh artistët.
“Askush nuk i përfill sot artistët”, tha Açka duke ngritur edhe problemet me librin në Shqipëri: “Është asfiksuar kinemaja, teatri, por pa folur për librin. Arti është asfiksuar, pastaj libri është vaj me det. Shqiptarët nuk e blejnë dot një libër, mbetet një luks për publikun.”