Legjenda bardheblu/ Ali Mema përcillet me lot e nderime në banesën e fundit

Legjenda bardheblu/ Ali Mema përcillet me lot e nderime në banesën e fundit

Familja dhe sportëdashësit i dhanë sot lamtumirën e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Ali Mema. Mema, ish futbollisti i skuadrës së Tiranës, por edhe i kombëtares tonë, do të mbahet mend nga tifozët si mesfushori i teknikave të pakrahasueshme, që i dhuroi skuadrës ndër fitoret më të bukura, për gjatë një dekade lojë.

Është përcjellë sot për në banesën e fundit një prej yjeve të futbollit shqiptar, Ali Mema. Mema, ish-futbollisti i njohur i Tiranës dhe Kombëtares Shqiptare u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ali Mema, ky pesonalitet i shquar i botës shqiptare të futbollit vjen nga një famlije që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar. Tre vëllezërit Ali, Osman e Haxhi Mema vijuan trashëgiminë e tyre në futbollin tironas, me nipin Sulejman Mema, e më pas me djalin e Aliut, Ardian Mema, që mban aktualisht detyrën e trajnerit të skuadrës së Tiranës. Ali Mema do të mbahet mend si dominues i fushës së futbollit, si një ndër mesfushorët më të mirë kohës kur ai ishte aktiv, në vitet  60-70. Ai nuk u shkëput asnjëherë nga fusha e futbollit, derisa kushtet shëndetësore nuk ia lejuan më këtë angazhim. Me humbjen e Memës, Tirona ka humbur një prej legjendave që i dha shkëlqim emrit të skuadrës bardheblu. Personalitete të sportit e politikës, shprehën ngushëllime për këtë humbje të madhe.  “Ndarja nga jeta e legjendës bardheblu Ali Mema, ish-mesfushorit virtuoz të ekipit të Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, është një humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirësit, futbollin shqiptar dhe të gjithë ne” shkruan Presidenti Meta.

Ndërsa  Presidenti i FSHF-së Armand Duka, e vlerëson Memëm një ikonë të futbollit shqiptar dhe një nga më të ndriturit e familjes simbol të futbollit të Tiranës dhe si i tillë, do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti futbollit”.

“Ikonë e futbollit tiranas, dhe pinjoll i Dinastisë “Mema”, kësaj familjeje të madhe kryeqytetase, Ali Mema zgjon veç kujtime krenare tek kryeqytetasit, shkodranët, por edhe tek të gjithë sportdashësit e futbollit, kudo ku janë” shkruan lideri demokrat  Lulzim nasha për ndarjen nga jeta të Ali Memës.

Lini Nje Koment