Kërkesat për azil në BE/ Shqiptarët renditen krah vendeve në gjendje lufte

Dëshira e shqiptarëve për tu larguar nga vendi i tyre, është edhe më e madhe se e popullsia që jeton në vendet që janë në gjendje lufte. Në listën e EUROSTAT, për nivelin e azilkërkuesve në BE, Shqipëria prezantohet krah Sirisë, Afganistanit apo Venezuelës.

Shqipëria mbetet krah vendeve në konflikt të armatosur, në renditjen globale për numrin e azilkërkuesve. Referuar këtij treguesi, vendi ynë lë pas vetëm Sirinë, Afganistanim, Irakun, Pakistanin, Nigerinë apo Venezuelën. Sipas raportit të fundit të EUROSTAT, vetëm vitin që lamë pas rreth 19 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, pa përfshirë këtu numrin e të paregjistruarve pranë autoriteteve zyrtare.  Por ajo çka paraqitet edhe më shqetësuese është fakti që në raport me popullsinë, shqiptarët shprehin dëshirën për tu larguer nga vendi i tyre më shumë edhe se popullsitë e vendeve që janë në gjendje lufte. Konkretisht në vititn 2018, për çdo 1000 banorë rezulton se kanë aplikuar 6.6 persona, çka i rendit shqiptarët të parët në botë për numrin e kërkesave për azil në raport me popullsinë.

Fenomeni i largimit të shqiptarëve, përgjatë 5 viteve të fundit  mori edhe një herë përmasat e viteve të para të ’90-ës. Që nga viti 2013, kohë që përkon me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste,  mbi 300 mijë shqiptare kanë lënë vendin në kërkim të një jete më të mirë. Akoma më shqetësues është fakti se, të larguarit e viteve të fundit i përkasin brezit të ri e të mirëarsimuar, të cilëve tregu i punës në Shqipëri nuk u ofron mundësi.

Lini Nje Koment