Ish deputeti PS: Djegja e mandateve domosdoshmëri, nuk kishte mundësi tjetër…

Limoz Dizdari, kompozitori i njohur shprehet sot se Shqipëria po përballon kriza të rënda, ndërsa shton se politika është e përqëndruar vetëm në interesin personal. Ish-deputeti dhe ish-anëtari i Kryesisë së PS-së mbështet vendimin e opozitës për djegjen e mandateve. Ai shprehet se  Partia Demokratike ka bërë një gjest shumë të madh që ka tërhqur deputetët, pasi në këto kushte nuk kishte mundësi tjetër.

“Partitë politike janë mbështetur vetëm tek militantet, vetë e kanë fajin. Partitë politike janë alternativa të mëdha për shoqërinë, nëse nuk janë të tilla, janë klube interesash.  Njerëz të shquar kanë patur benefite edhe nga PD dhe tani nuk duken me.  Njerëzit pranë partive kanë parë interesin personal”, shprehet Dizdari

%d bloggers like this: