Greqi, fshati ku askush nuk pi duhan

Greqia është një prej vendeve ku duhani konsumohet më shumë në Evropë, por është një fshat ku askush nuk është duhanpirës. Fshati ndodhet në Kretë dhe mburret me faktin se aty nuk pihet duhan nga asnjë person i vetëm. Fshati quhet Skotino dhe ndodhet në Bashkinë e Hersonissos, Heraklion.

Ishin vetë banorët që 40 vite më parë banorët vendosën të linin duhanin. Më shumë se një ligj i pashkruar ishte një marrëveshje mes banorëve të këtij fshati dhe të gjithë vendosën ta zbatonin.

Tradita u kalua brez pa brezi dhe është respektuar nga të gjithë banorët deri më sot. Në fshat, nuk ka vende për të blerë cigare, ndërsa vizitorët dhe turistët gjithashtu shmangin pirjen e duhanit gjatë kohës që qëndrojnë aty.

%d bloggers like this: