Gjushi si Lali Eri, bileta e urbanit 40 lekë edhe në Durrës

Tashmë edhe në Durrës qytetarët do të paguajnë 40 lekë për të udhëtuar në urban, nga 30 që ishte. Propozimi i Bashkisë për rritjen e çmimit të biletës u miratua sot nga Këshilli Bashkiak.  Ky vendim , ndonëse shumë prej qytetarëve që udhëtojnë në linjat urbane të Durrësit, nuk janë dijeni, hyn në fuqi   10 ditë pas shpalljes së tij. Procesi për rishikimin e tarifës është kryer pa konsultime me grupet e interesit, duke marrë në konsideratë vetëm ankesën e dy operatorëve privatë për rritje të vazhdueshme të shpenzimeve. Sipas Bashkisë së Durrësit, rritja e çmimit të biletës, do të sjellë dhe rritje të cilësisë së shërbimit në 6 linjat aktuale të transportit urban në qytetin bregdetar.

Lini Nje Koment