FOTO,VIDEO/ Derbi Tirana – Partizani kthehet në arenë politike

Derbi Tirana – Partizani është kthyer në një arenë politike. Tifozët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe kanë brohoritur thirrje kundër zëvendëskryeministrit Erjon Braçe, i cili është tifozi partizanit. Është hera e parë që Braçe nuk e ndjek ndeshjen nga stadium, kjo për shkak të frikës së ndonjë përballjeje të mundshme me qytetarët e Tiranës.

 

Pavarësisht situatës, ndeshja është mbyllur në barazim pa gola.

Një barazim që zgjati plot 100 minuta, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta. Bardheblutë e trajnerit Mema e dominuam pjesën e parë, por për meritë edhe të portierit Hoxha, rezultati mbeti i pandryshuar.

Me pikën e marrë në derbi, të kuqtë e Skënder Gegës u ngjitën në kuotën e 50 pikëve, duke thelluar diferencën në +9 nga Kukësi, i cili do të përballet nesër me Luftëtarin, ndërkohë që Tirana mban vendin e 7-të me 29 pikë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

%d bloggers like this: