Dorëzojnë mandatet/ Deklaratat e 37 kandidatëve të opozitës në KQZ

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 37 dorëheqjet e kandidatëve të cilëve u ka shkuar njoftimi për të marrë mandatin.

Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në KQZ dorëheqjen e 11 kandidatëve të saj, të cilëve u ka shkuar kërkesa për të marrë mandatin e deputetit.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka paraqitur këtë të premte në Institucionin Zgjedhor dorëheqjen e kandidatëve që janë në listat e saj zgjedhore.

Burime bëjnë të ditur se PD do të dorëzojë në KQZ dorëheqjet vullnetare të kandidatëve të saj, sa herë që atyre do i dërgohet nga KQZ kërkesa për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit, që rrjedhimisht i hap rrugën marrjes së mandatit.

%d bloggers like this: