Donika Prela refuzon sekuestron

Kryeministri rama ia ka dorezuar krimit ,  prokurine e krimeve te renda. Çlirim Gjata,  Sekretar për çështjet në Partinë Demokratike thotë se dosja 339  ka treguar se kryeprokurorja Donika Prela është në shërbim të bandave.

“Dosja 339 e njohur si dosja që fakton blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin, është njëkohësisht edhe dosja që fakton se Edi Rama i ka dorëzuar krimit të organizuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, tha ai.

Gjata u bazua në faktin se prokurorja Prela, nuk ka kryer asnjë hetim ndaj krimit të organizuar dhe pritet të jetë në krye të institucionit më të rëndësishëm hetimor në drejtësi, SPAK.

“Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, është konfirmuar se reforma në drejtësi ka vdekur, se kryeprokuror është Edi Rama, se krimi i organizuar është i pandëshkueshëm dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shërbim të bandave kriminale që blejnë dhe ndajnë pushtetin me Edi Ramën”, nënvizoi Gjata.

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, duke u bazuar në dokumentet zyrtare të Prokrurorisë tha gjithashtu se prokurorja Prela ka shkelur edhe ligjin antimafia, për shkak se ka refuzuar sekuestron e pasurive të bandave.

%d bloggers like this: