Dita e Verës/ Kryemadhi: Ringjalle politike, ekonomike e shprese

Dita e Verës/ Kryemadhi: Ringjalle politike, ekonomike e shprese

Nga Elbasani ku uroi Ditën e Verës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri një panoramë të situatës që ka prodhuar ngërçi institucional, nën imponimin e politikave të qëllimta të pushtetit. Ajo u bëri thirrje shqiptarëve të kërkojnë drejtësinë e munguar për veten dhe familjet e tyre.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte mes qytetarëve të Elbasanit në Ditën e Verës, festën që identifikohet me emrin e këtij qyteti. Në këtë ditë ringjalljeje të jetës që simbolizon Dita e Verës, Kryemadhi bëri thirrje për ringjallje të politikës, të vlerave, parimeve e principeve, që shqiptarët aspirojnë. Megjithëse ditë feste, ajo nuk la pa përmendur një sërë arsyesh që kanë prodhuar krizën e sotme, sa politike e institucioanle, aq edhe ekonomike e sociale.

“Politika nuk ekziston më se po të ekzistonte politika në Shqipëri, sot ne do të kishim, institucionet e ngritura në këmbë, do të kishim gjykata, do të kishim gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, do të kishim një Parlament legjitim, do të kishim një klasë politike të përgjegjshme, do të kishim një ekonomi më të mirë për shqiptarët, do të kishim mundësi më të mira për shqiptarët, arsimim më të mirë, shëndetësi më të mirë, taksa më të ulëta, energji elektrike më të lirë, çmime më të ulëta dhe do të kishim më shumë vende pune për shqiptarët”, shprehet ai 

Kryemadhi uroi që kjo ditë të kthejë dëshirën dhe shpresën për shqiptarët, për të qëndruar në Shqipëri,por më parë tha ajo, duhet të vendosin drejtësinë për veten e tyre dhe për familjet.

Lini Nje Koment