Denoncimi/ Provokohen dhe kërcënohen banorët e Unazës së Re

Banorë të Unazës së Re kanë denoncuar mbrë.jen e sotme kërcënimet dhe provokimet që u janë bërë, sipas tyre, nga shefi i ri i komisraiatit numër 6.

“Sot protesta paqësore në Unazë ka pasur edhe provokator të cilët kanë fyer dhe tentuar të dhunojnë protestuesit paqësor dhe të prishin protestën në Unazë. Drejtori i Ri Tiranës të marrë masa për mbarëvajtjen e protestës duke bllokuar trafikun në orën që banorët e kanë bërë publike protestën”, tha një banorë.

Sipas tyre çdo përgjakje, nxitje apo akt dhune i provokuar nga kjo mosmarrje mase si detyrim ligjor në protestë dhe në ditët në vijim është përgjegjësi e shefit të ri të komisariatit 6 të rilindjes, drejtorit të policisë së Tiranës dhe Lleshit të qeverisë!

Një zëri banorët apeluan të respektohet ligji, jo urdhrat politik.

Lini Nje Koment