Bujar Spahiu, kreu i ri i KMSH-së/ Procesi u monitorua, Gurra: Është kapur insitucioni

Më një diferencë të theksuar votash me dy kandidatët e tjerë në garë, Bujar Spahiu u zgjodh kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar. Edhe pse procesi i votimit u monitorua nga përfaqësues të OSBE-së dhe Ambasadës amerikane në Tiranë, njëri prej kandidatëve, Ylli Gurra, akuzoi se institucioni është i kapur.   

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zgjedhur Bujar Spahiun kryetar të ri. Në përfundim të procesit të numërimit, rezultoi se fituesi Bujar Spahiu mori 59 vota kundrejt 26 votave që mori Ylli Gurra e 2 Gramoz Blliku. Ka qenë një garë e shoqëruar edhe nga dorëheqje kandidatësh, deri në limite të kohës zgjedhore, duke shuar dyshimet për përfshirje ndikimesh politike.

Gjithashtu kryetari i ri në fjalën e tij pak momente pas zgjedhjes, theksoi se do të kryente këtë detyrë si qytetar dhe si shqiptar, duke nderuar besimin që përfaqëson. Saphiu gjithashtu falenderoi prezencën diplomatike amerikane dhe OSBE, të pranishëm në këtë ceremoni zgjedhore të Komunitetit Mysliman shqiptar, duke siguruar ata si partner në dobi të detyrës së tij.

Në këtë konkurim për detyrën e klerikut ishin së pari gjashtë garues, por dy prej tyre u tërhoqën dhe njëri u përjashtua për mosplotësim kriteresh. Pas kësaj mbetën tre kandidatë, mes të cilëve me shumicë votash u zgjodh Bujar Saphiu.

Përfaqësues të OSBE dhe Ambasadës amerikane kanë qenë të pranishëm duke monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor.

Kjo zgjedhje ka pasur dhe ndikimet e saj politike, ku mazhoranca qeveritare e Ramës dhe ndikimi i kryebashkiakut Veliaj, kërkonin dhe mbështesnin një emër tjetër, Ylli Gurrën, që shfaqej dendur në aktivitete ku pjesmarrës ishin Kryeminsitri, kryebashkiaku apo qeveritarë të tjerë. Kanë qenë 81 votues mes të cilëve 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH-së, që me votë të fshehtë kanë zgjedhur kryetar Bujar Spahiun, për një mandat 5-vjeçar.

Një prej 3 kandidatëve Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, në përfundim të procesit shprehu pakënaqësi ndaj zgjedhjes së Spahiut në këtë detyrë. Ai e cilësoi Komunitetin Musliman, institucion të kapur.

“Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet”, tha ai.

%d bloggers like this: