Alarmi amerikan/ Rusia ka kapur Ballkanin, në rrezik siguria dhe integrimi

Alarmi amerikan/ Rusia ka kapur Ballkanin, në rrezik siguria dhe integrimi

Siguria euro-atlantike dhe veçanërisht rruga integruese e Ballkanit, janë nën kërcënimin tepër serioz të Rusisë. Ky është paralajmërimi i përsëritur brenda pak ditësh i komandantit të NATO-s në Evropë, gjeneralit amerikan, Curtis Scaparrotti. Ai njohu Dhomën e përfaqësuesve, me format, nëpërmjet të cilave Moska ka shtrirë ndikimin e saj në Ballkan, duke veçuar financimet e disa partive politike.

Komandati i forcave amerikane në Evropë, Gjenerali, Curtis Scaparrotti  nuk resht së alarmuari për rrezikun që i kanoset sigurisë euro-atlantike  nga Rusia.  Ndërsa raportoi në Dhomën e Përfaqësuesve, para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, Scaparrotti tha se “Megjithëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë superioritet ushtarak në botë, rritja e kapaciteteve ruse rrezikon përparësitë tona ushtarake dhe sfidon aftësitë tona për të vepruar në mënyrë të pakontestueshme në të gjitha fushat, si dhe zvogëlon mundësitë tona për të luftuar agresionin rus”. Ai sugjeroi se përballë këtij realiteti SHBA-të duhet të investojnë më shumë në mbrojtje. “Jam shumë i shqetësuar për modernizimin e programit të tyre. Është program në të cilin është investuar vet presidenti rus, Vladimir Putin. Ndonëse, tani kemi një forcë dominuese, vitet në vijim duhet të investojmë”, ka thënë ai. Një tjetër shqetësim që ka shprehur gjenerali amerikan, janë format nëpërmjet të cilave tha ai, Rusia po ndërhyn në Ballkan, rajon në të cilin SHBA-ja ka “investuar shumë dhe është tejet i rëndësishem për sigurinë e Evropës. Këto përpjekje janë duke dëmtuar integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike, Bashkimi Evropian dhe NATO”. Scaparrotti foli edhe për ndikimin që ka Rusia në segmente të caktuara të politikës në rajonin tonë.  “Influena ruse depërton fillimisht përmes dezinformimeve, por edhe përmes fondeve dhe mbështetjes ndaj disa partive politike. Kemi vërejtur se ky fenomen është rritur në Ballkan në gjashtë apo tetë muajt e fundit”, ka theksuar ai. Madje sipas zyrratir të lartë ushtarak, Rusia mund të tentojë të pengojë edhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj për anëtarësim në NATO, megjithëse konsiderohet një proces drejt mbylljes.  Deklaratat e gjeneralit amerikan vijnë të përsëritura për të dytën herë brenda pak ditësh. Të njëjtin shqetësim Skaparroti e përcolli edhe para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura në raportimin e një jave më parë.

Lini Nje Koment