80 vjeçarja që punon si DJ: Vazhdoj të mësoj

Virginia Szmyt është 80 vjeçarja e cila ka një profesion ndryshe nga bashkëmoshatëret e saj. Polakja është DJ çdo të hënë në klubin Hula Kula të Varshavës një lokal që strehon deri në 1000 njerëz. Midis fansave të saj, ka edhe shumë pensionistë të tërhequr nga ritmi i vallëzimit disk të gjyshes.

“Kur jam e rrethuar nga muzika, truri im punon”, thotë ajo, “dhe vazhdoj të mësoj”. Ajo  punoi si mësuese gjatë gjithë jetës së saj, ndërsa tani lufton stereotipet duke i ftuar bashkëmoshatarët e saj që të mos jenë të moshuar. Mesazhi i saj është se jeta nuk përfundon në 70 vjeç, përkundrazi, gjithmonë ndihet e re.

%d bloggers like this: