8-Mars me Themie Thomain/ Rilindja që udhëheq me gjakun e ri e të vjetër të byrosë

Nëse Themie Thomai, 30 vite më parë do të kishte parë ëndërr  se në 2019-ën do të ishte sërish ajo figura e vlerësuar, pa të cilën partia nuk bën dot, do ishte zgjuar e shokuar. Ish-antarja e Byrosë Politike, ministre e Bujqësisë e Enver Hoxhës, është bërë pjesë e një ekipi specialistësh që do të vënë piketat e së ardhmes së bujqësisë. Për të gjithë nostalgjikët, Themie Thomai do të ripromovojë politikën “patatja është edhe bukë edhe gjellë” dhe filozofinë e “gruas socialiste, traktoriste e montatore”.             

8 mars 2019. Kujt ia merrte mendja që sot në treyezat e profesionistëve që duhet të hartojnë politikat e së ardhmes për sektorët jetikë të ekonomisë së vendit, do të shihnim të rehabilituar plotësisht, madje edhe të kapërdisur si vlerë e rrallë, pikërisht Themie Thomain, ish-anëtaren e Byrosë Politike. Ish-ministrja e Bujqësisë e Enver e Hoxhës, për një periudhë afro15-vjecare, është ftuar të japë kontributin e saj të vyer në Këshillin Strategjik të Bujqësisë, në ministrinë e drejtuar nga pinjolli i byrosë, Bledi Cuci. Prezenca Themies, në cilësinë e akademikes që nuk mund të lihet në hije, është vetëm rehabilitimi i radhës së figurave të lidhura drejtëpërdrejtë me sistemin diktatorial, ose i trashëgimtarëve të tyre, në kupolën e administratës së një shteti të pretenduar demokratik. Rilindja, rryma që trumpetoi Edi Rama për të ardhur në pushtet, në fakt rezultloi vërtetë e tillë, pasi gjatë periudhës së qeverisjes së tij,  kanë rilindur bllokmenët e byroistët.

Afro 30 vite pasi u pretendua se ra diktatura, sistemi enverist ka rilindur, e madje është ngritur përsëri në postet drejtuese shtetërore. Ballukët, Cucët, Gegpriftët, Klosët, Thomatë, Bushatët, Gjonët, Kolekët, janë emrat e byroistëve-eneverist që qeverisin nëpërmjet gjakut të ri. Populli sot përsëri është klasa punëtore që drejtohet nga partia shtet. Nuk do të përbënte cudi, që 8-marsin e radhës, të shohim gra zboriste, me uniforma ushtarake e armë në dorë, që në emër të dashurisë për partinë, i tregojnë forcën armikut. Sipas filozofisë komuniste, gruaja, sa më femër të tregohet, aq më e dobët dhe e padobishme është në shoqëri. Tanimë Themia do të jetë lektore e specialistëve rioshë, e do tu mësojë  atyre se gruaja socialiste mund të jetë edhe traktoriste, edhe saldatore, edhe montatore. Themie Thomai do të propozojë aplikimin e politikave bujqësore, të tilla si p.sh: “patatja është edhe bukë edhe gjellë”. Madje duke parë gjendjen e rrënuar ekonomike të familjeve shqiptare, Themia do të ketë gati shprehjen e famshme të babait politik, “edhe barë do hamë e armikut nuk i përkulemi”. Ndaj 8-marsi sot, duhet të ishte revoltë e fortë e grave shqiptare kundër rehabilitimit të diktatorëve në pushtet, të cilët, sërish në emër të parties, po na kufizojnë lirinë, po na rrënojnë ekonominë, po na imponojnë barazinë, po ushqejnë urrejtjen, po rikthjenë luftën e klasave, po na mbyllin dyert e botës, gjë që dinë ta bëjnë më mire se kushdo tjetër. Të rikthesh sot Themie Thomain, si vlerë dhe figurë që i kontribuon  një administrate të një qeverie që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, është njëlloj sikur Angela Merkel të bëjë pjesë të kabinetit të saj një ish-SS të sistemit hitlerian.

%d bloggers like this: