Zjarr në “Flamengo”, tregjedia në klubin e Brazilit, 10 të vdekur

Zjarr në “Flamengo”, tregjedia në klubin e Brazilit, 10 të vdekur

10 të rinj kanë  humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas rënies së një zjarri në ambjentet e një prej klubeve më të mëdha të futbollit në Brazil “Flamengo”.  Ndërkohë edhe pse viktimat nuk janë identifikuar ende, autoritetet kanë bërë të ditur se ato u përkasin moshave 14 deri në 17 vjeç.

Ambientet e një prej klubeve më të mëdha të futbollit për të rinjtë në Brazil “Flamengo” janë përfshirë nga flakët, ku si pasojë humbën jetën mbi 10 persona dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Sipas mediave  viktimat janë të rinj atletë që trajnoheshin në klubin “Flamengo” në Rio de Janeiro. Flakët nisën rreth orës pesë të mëngjesit në ambjentet e konviktit ku flinin lojtarët e rinj të grupmoshës 14 deri në 17 vjeç. Zjarrëfikësit pas dy orësh në luftë me flakët kanë arritur vënien në kontroll të tyre, ndërsa shkaqet nuk janë bërë të ditura ende. Qendra e trajnimit që u përfshi nga zjarri  ofron strehim për të rinjtë, pishina, palestër, qendër mjekësore dhe një mini stadium. “Flamengo” është një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura të Brazilit në nivel ndërkombëtar nga i cili kanë dalë edhe ish lojtarë dhe legjenda të futbollit Brazilian si Ronaldinjo, Bebeto dhe Romario.

Lini Nje Koment