Zbulohet misteri, ja përse ndodhet Rama në Arabinë Saudite

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama është në Arabinë Saudite “për të rikuperuar paratë e humbura në bankat e falimentuara të Azisë së Largët, shkon në vendet arabe …”

Sipas saj, metoda e kryeministrit është gënjeshtra dhe kjo u pa dje kur u tall me të gjithë studentët e ekselencës pasi rezultoi që se “ekselentja” ishte bashkëshortja e një drejtori të naftës në ministri, që punonte në ministri dhe quhej “studente e ekselencës” dhe hidhen në treg si ushqim për njerëzit që kanë mungesë informacioni.

“Ta vazhdosh me taksat e larta, me çmimet e larta, me njërëzit që ikin apo me një kryeministër të papërgjegjshëm, që për të rikuperuar paratë e humbura në bankat e falimentuara të Azisë së Largët, shkon në vendet arabe në mënyrë të tillë për të bërë e lëvruar borxhet e falimentuara të tij dhe që andej fillon e përdor zhargonin e tij elokuent ndaj pedagogëve duke i quajtur qenër!” – nënvizoi Kryemadhi.

%d bloggers like this: