Venezuela pas bllokimit të ndihmave, ndalon edhe eurodeputetët

Venezuela e ndodhur tanimë prej ditësh në një krizë të rëndë ekonomike dhe politike e cila i kapërcyer kufinjtë përveç bllokimit të ndihmave humanitare të mbërritura nga shtetet e bashkuara së fundmi ka ndaluar edhe vizitat e eurodeputetëve. Katër deputetëve europianë u është mohuar vizita në kryeqytetin Karakas me argumentin se ata kishin “qëllime konspirative’. Ata janë ndaluar teksa po niseshin me avionë drejt shtetit latin për të takuar kreun e opozitësh Huan Guaido. Përmes një video deputetët e Partisë Popullore Europiane kanë bërë të ditur ndalimin por gjithashtu edhe mbajtjen e pasaportave pa ju dhënë një arsye. Teksa përmes tëitterit Ministri i Jashtëm i venezuelës Jorge Arreaza ka deklaruar se ligjvënësit europianë ishin lajmëruar disa ditë më parë se nuk do të lejoheshin të vizitojnë vendin. Njëri prej tyre ka bërë të ditur se ky dëbim do të çonte në tërheqjen e Bashkimit Europian i cili përms një grupi ndërkombëtar është ofruar për të ndihmuar zgjidhjen e tranzicionit. Përveç ndalimit të ligjvënësve edhe ndihmat humanitare po mbahen të bllokuara nga qeveria e Maduros edhe pse kreu i opozitës Huan Guaido ka premtuar shpërndarjen e tyre deri më 23 shkurt, duke u shprehur i gatshëm të japë edhe jëtën e tij për të ardhmen e vendit. Sipas Guaido e ardhmja e venezuelianëve është e garantuar sepse Maduro po bëhet gjithnjë e me i izoluar, madje ai po punon që edhe Rusia e Kina ta kuptojnë se është në interesin e tyre ekonomik që të tërhiqen nga mbështetja e Nikolas Maduro.

%d bloggers like this: