Urime dhe apel: Kosova të ketë kujdes nga argatët e Beogradit

Në këtë 11 vjetor të Pavarësisë të shumta kanë qenë edhe urimet nga personalitete shqipëtare dhe të huaja në adresë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ish kryeministri Berisha në mesazhin e tij I këshillon shqipëtarët e Kosovës të bëjnë kujdes nga argatët e Beogradit. “Por sot pas 11 vjetësh liri dhe pavarësi Kosova përballet me një rrezik të madh të copëtimit të trojeve të saj. Argatë të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë kanë marrë në dorë flamurin e Serbisë së Madhe dhe tregtojnë në emër të tij territoret e saj” shkruan ndër të tjera Berisha në profilin e tij në Facebook. Edhe kryetari I Partisë Demokratike ka urur qytetarët e Kosovës për pavarësinë duke e vlerësuar si arritjen më të madhe kombëtare të historisë Shqipëtare. Me urimet për pavarësinë e Kosovës është bashkuar edhe Kryeministri Edi Rama. Ndërsa ambasadori gjerman Christian Heldt përveç urimit për Kosovën ai gjithashtu shprehet se gjermania do të vijojë ta mbështesë në rrugëtimin e saj. Populli i Kosovës ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë dhe ka ende për të kaluar. Gjermania është me ju dhe do të vazhdojë të ecë së bashku me ju”, ka shkruar ambasadori Heldt. Edhe sekretari amerikan I shtetit Mike Pompeo e ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e pavarësisë duke deklaruar se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë”.

%d bloggers like this: