Ulje-ngritjet e Veselit, të pezullohet taksa, nuk mundemi të vetëm

Në emër të partneritetit strategjik me SHB, por edhe me BE, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është kthyer qëndrimit të dy javëve më parë për pezullimin e përkohshëm të bllokadës doganore ndaj Serbisë. “Të vetëm nuk mund të shkojmë askund”, ka argumentuar ai.

Kryetari i PDK-së njëherësh kryeparlamentari Kadri Veseli, i është kthyer idesë së pezullimit të taksës 100% për importet serbe.

Për të njëjtën arësye që paraqiti edhe dy javë më parë, moscënimin e raporteve me SHB, Veseli në një konferencë për mediet, kërkoi pezullimin 4-mujor të taksës,për t’i dhënë një mundësi dialogut dhe për të mos dalë kundër interesave strategjike amrikane dhe partnerëve perëndimor.

“Tarifa ka qenë një vendim i drejtë dhe sovran i shtetit në kushtet kur Serbia po ushtronte një agresion brutal diplomatik ndaj Kosovës. E kemi vendos dhe i qëndroj në mënyrë pragmatike kësaj vendimmarrje deri në fund. Por, në rrethanat e një kërkese të qartë të SHBA-së dhe perëndimit për t’i dhënë një mundësi dialogut historik me qëllime të qarta perëndimore, qëndrimi im është publik: Ne duhet ta pezullojmë taksën vetëm në një periudhë të caktuar. Pezullimi 120 ditësh ka si qëllim që Kosovën të vendoset në një anë me SHBA-të dhe perëndimin, si reflektim i përbashkët për t’i dhënë mundësi Serbisë për një marrëveshje historike të përbashkët”

Veseli vlerësoi se nuk duhen cënuar parimet dhe dinjiteti ynë si shtet, por njëkohësisht duhet të jemi fleksibil, dhe të mos e vëmë në pikëpyetje  partneritetin me aleatin më të madh – SHB. Të vetmuar nuk do të arrijmë askund”, ka shtuar Kryetari i Kuvendit.

Ishte vet ai që u tërhoq pak ditë më parë nga propozimi i tij për të pezulluar taksën,  duke dalë sërish në krah të Kryeministrit për këtë vendim. Ditën e enjte edhe Shpend Ahmeti, I PSD, u bëri thirrje liderëve politik në Kosovë, të mos e lënë të vetëm Haradinajn në këtë betejë, apel ky që mesaduket nuk u mos parasysh nga Kadri Veseli.

%d bloggers like this: